A ËSHTË NIACINAMIDA ÇELËSI PËR NJË LËKURË TË SHËNDETSHME?

Me një bollëk përbërësish të reklamuar si shpëtimtarët e lëkurës, mund të jetë e ndërlikuar të përzgjedhësh atë që funksionon në të vërtetë. I cilësuar nga dermatologët si përbërësi më i fundit me shumë funksione, niacinamida e ka fituar me meritë pozicionin si përbërësi universal që nuk duhet të mungojë në rutinat tuaja.

Niacinamida, e njohur gjithashtu si Vitamina B3, është një përbërës që ndodhet natyrshëm në lëkurë dhe luan një rol vendimtar në promovimin e lëkurës së shëndetshme. Vitaminat B njihen si zbutëse dhe qetësuese për sistemin nervor dhe niacinamida pikërisht është një përbërës i fuqishëm për lëkurën, sepse trajton shqetësime të shumta. Niacinamida është një përbërës kryesor me përfitime antioksiduese, ajo ka aftësinë të përmirësojë barrierën e lëkurës dhe hiperpigmentimin duke reduktuar linjat e imëta dhe rrudhat.

Niacinamida ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, shtresës së jashtme mbrojtëse të lëkurës. Megjithatë shpesh e paqëllimshme, është çuditërisht e lehtë ta dëmtoni barrierën nga ndotja ose ekspozimi i lëkurës ndaj rrezeve ultraviolet, si dhe keqpërdorimi i produkteve, përgjithësisht i acideve eksfoljuese ose larësve të ashpër.

Vetitë Anti-Inflamatore
Duke numëruar përfitimet e shumta të lëkurës dhe faktin që niacinamida funksionon mirë në të gjitha llojet dhe moshat e lëkurës, është e lehtë të kuptohet pse dermatologët dhe ekspertët e lëkurës nuk ngopen për ta rekomanduar. Vetitë e fuqishme anti-inflamatore pranohen më së miri edhe për ata me lëkurë të ndjeshme, femrat gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, periudha kur çështjet e lëkurës theksohen për shkak të luhatjeve hormonale.

Puna në Skuadër
Duke qenë se niacinamida është një lojtare e shkëlqyeshme në ekip, ajo shpesh gjendet në produkte me përbërës të tjerë siç janë ceramidet dhe glicerina, të cilat riparojnë dhe hidratojnë thellësisht zonat e kuqe ose të irrituara të lëkurës.

Reduktimi i Poreve
Asnjë produkt nuk mund t’i tkurrë poret përgjithnjë dhe t’i rikthejë në gjendjen fillestare, por përdorimi i rregullt i niacinamidës mund të reduktojë paraqitjen e poreve në mënyrë drastike. Për ata me lëkurë të yndyrshme ose të kombinuar, niacinamida mund të ndihmojë gjithashtu në rregullimin e prodhimit të vajit, i cili nga ana tjetër shkakton bllokimin e poreve.

Targeton Hiperpigmentimin
E ngjashme me vitaminën C, niacinamida mbron nga stresi oksidativ dhe është gjithashtu efektive në trajtimin e hiperpigmentimit kokëfortë. Ideale për përdorim ditor e vendosur poshtë një kremi me SPF dhe spektër të gjerë mbrojtjeje.

Produkte



0
Your Cart is empty