Acidi Azelaik

Këshilla

Shpjegimi i Produkteve

Acidi Azelaik

Gjithçka që duhet të dini për Acidin Azelaik për Lëkurën

Kërkime shkencore kanë treguar se Acidi Azelaik mund të zvogëlojë ndjeshëm shfaqjen e njollave të lëkurës, të ndihmojë në zbehjen e shenjave post-akneike, të rafinojë sipërfaqen e lëkurës dhe të njëtrajtësojë tonin e lëkurës. Ai madje mund të minimizojë ndjeshmërinë e lëkurës dhe mund të përdoret nga çdo lloj lëkure.

Çfarë është Acidi Azelaik?

Kimikisht, Acidi Azelaik është një acid dikarboksilik dhe funksionon në lëkurë si një eksfoljant i butë, i cili ndihmon në pastrimin e poreve dhe njëtrajtësimin e sipërfaqes së lëkurës. Acidi Azelaik mund të rrjedhë nga drithërat si elbi, gruri dhe theku, por formula e sintezuar kimikisht është provuar të jetë më efektive.

Produktet e Acidit Azelaik në përqendrime prej 10% ose më pak nuk janë të lehta për tu gjetur, sintetizimi i kësaj formule të thjeshtë është i ndërlikuar

Teoria parësore e funksionimit të këtij acidi është se ai frenon prodhimin e elementeve të dëmshme sipër dhe brenda lëkurës. Shtimi i Acidit Azelaik në rutinën tuaj është i lehtë: mund të aplikohet një ose dy herë në ditë pas pastrimit, tonifikimit dhe eksfoljimit.

 

Referencë: Paula’s Choice
https://www.paulaschoice.com/expert-advice/skincare-advice/basic-skin-care-tips/azelaic-acid-for-skin.html

0
Your Cart is empty