Acidi Glikolik

Këshilla

Shpjegimi i Produkteve

Acidi Glikolik

Ndotja e përditshme mjedisore dhe dëmtimi i aftësisë natyrore të lëkurës sonë për të rinovuar veten ashtu si dikur, çojnë në vdekjen e qelizave dhe në humbjen e gjallërisë së lëkurës. Përdorimi rutinë i një eksfoljanti me Acid Glikolik është një nga hapat më të rëndësishëm për ta mbajtur lëkurën të duket rinore, e gjallë dhe rrezatuese.

Acidi Glikolik shfaqet natyrshëm në kallamin e sheqerit, por është më i efektshëm kur sintetizohet kimikisht, teksa vetitë janë optimizuar për kujdesin e lëkurës.

Ndërsa ekzistojnë lloje të ndryshme AHA – acide laktike, malike, citrike dhe tartare – deri më tani, kërkimet shkencore kanë treguar se efektivitetin më të madh e ka pasur Acidi Glikolik.

Përfitimet e Acidit Glikolik

Përdorimi i një eksfoljanti me Acid Glikolik për fytyrën tuaj rezulton në një çehre më të ndritshme dhe më të tonifikuar. Si të gjithë AHA, Acidi Glikolik funksionon duke larguar qelizat e vdekura mbi sipërfaqen e lëkurës.

Ky lloj eksfoljimi adreson shqetësime të shumta të lëkurës, duke përfshirë dëmtimin e diellit, tonin jo të njëtrajtshëm, zonat e ashpra të lëkurës dhe rrudhat e imëta. Në përqendrime më të larta, Acidi Glikolik madje mund të luftojë edhe rrudhat më të dukshme.

Studimet tregojnë gjithashtu se Acidi Glikolik rrit ndjeshëm hidratimin e lëkurës. Kjo arrihet duke promovuar lëkurën të prodhojë mukopolisakaride, të cilat shtojnë lagështirën në lëkurë. Studime të reja në zhvillim shprehin se Acidi Glikolik mund të mbrojë lëkurën kundër dëmtimit UV, por asnjëherë duke zëvendësuar kremin mbrojtës me SPF. Megjithatë më shumë studime janë të nevojshme!

 

 

Referencë: Paula’s Choice

https://www.paulaschoice.com/skin-care-advice/exfoliants/glycolic-acid-what-it-is-and-why-you-should-use-it

0
Your Cart is empty