Acidi Laktik

Këshilla

Shpjegimi i Produkteve

Acidi Laktik

Acidi Laktik është një përbërës për kujdesin e lëkurës që jep shpejt përfitime të shumta kur aplikohet në një eksfoljant të formuluar mire. Acidi Laktik funksionon duke shpërbërë butësisht lidhjet që mbajnë qelizat e lëkurës së vdekur dhe të thatë në sipërfaqe të lëkurës.

 

Qelizat e vdekura të lëkurës bien vetë kur jemi të rinj, por dëmtimi i shkaktuar nga dielli, plakja e lëkurës dhe çrregullime të tjera mund të ngadalësojnë ose madje të ndalojnë këtë proces, duke çuar në një grumbullim të lëkurës së vdekur dhe shfaqur një pamje jo të shndritshme dhe të lodhur. Përdorimi i rregullt i një acidi alfa hidroksi (AHA) si acidi laktik mund ta parandalojë këtë ndodhi.

Ashtu si me acidet e tjera, hulumtimet tregojnë se aftësia e Acidit Laktik për të eksfoljuar në mënyrë efektive varet nga përqendrimi i acidit në produkt, ku përqindja 5-12% kanë pasur rezultate mbresëlënëse. Po aq e rëndësishme është që produkti të ketë një pH ndërmjet 3 dhe 4. Një pH më i ulët mund të shkaktojë acarim.

Përfitimet e Acidit Laktik

 

Siç u përmend më lart, Acidi Laktik sjell përfitime të shumta për fytyrën. Dy nga AHA-të më të studiuara për vetitë e tyre eksfoljuese janë Acidi Laktik dhe Acidi Glikolik.

Acidi Laktik (si laktati i natriumit) është pjesë e faktorit hidratues natyral të lëkurës ose NMF. Një hidratues efektiv për shkak të strukturës së tij unike që e lejon atë të lidhë ujin me lëkurën.

Përqendrimet prej 5-12% ndihmojnë në zbehjen e shenjave akneike duke nxitur largimin e qelizave të vdekura dhe ripërtëritjen e qelizave sipërfaqësore të lëkurës.

Ka shfaqur rezultate pozitive në zbardhjen e njollave të errëta dhe eliminimin e shenjave post-akneike.

Disa studime kanë treguar se në përqendrime 8-12%, përmirëson shenjat e lëkurës shkaktuar nga dëmtimi prej diellit, duke përfshirë linjat e imëta dhe rrudhat më të dukshme. Shpesh rekomandohet edhe për lëkura të ndjeshme, duke theksuar se të gjitha llojet e lëkurës mund ta përdorin.

Një fakt pak i njohur është se Acidi Laktik është gjithashtu një antioksidant; ai mund të parandalojë metale të rënda që gjenden në ujë për të mos sulmuar qelizat e shëndetshme të lëkurës dhe mos lëshuar enzima degraduese të kolagjenit.

Acidi laktik gjithashtu ndikon fuqishëm në mikrobiomën e lëkurës, duke forcuar barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës nga bashkëveprimi pozitiv me një neuropeptid në sipërfaqen e lëkurës të njohur si Substanca P.

 

0
Your Cart is empty