Acidi Salicilik

Këshilla

Shpjegimi i Produkteve

Acidi Salicilik

Acidi Salicilik shpesh rekomandohet si një trajtim për akne apo shqetësime të tjera të lëkurës, por a keni menduar ndonjëherë se çfarë është dhe si funksionon?

Përfitimet e Acidit Salicilik

 

Së bashku me të qenurit një eksfoljant efektiv, Acidi Salicilik është treguar se:

Minimizon poret e zmadhuara;

Ul pamjen e rrudhave të imëta dhe më të dukshme;

Ul ndjeshëm skuqjen dhe lëkurën e stresuar;

Redukton mbiprodhimin e yndyrës;

Targeton aknet;

Trajton pikat e zeza.

Çfarë është Acidi Salicilik?

 

Acidi Salicilik është një Acid Beta Hidroksi, ose BHA në anglisht, i cili është një përbërës desmolitik. Kjo do të thotë se synon për të shpërbërë disa lidhje proteinike në lëkurë, të njohura si desmozome, që i mbajnë qelizat e vdekura të lidhura me lëkurën. Procesi i largimit natyral të qelizave të vdekura mund të kompromentohet për shkak të moshës, dëmtimit nga dielli dhe problemeve si puçrrat dhe mbiprodhimi i yndyrës. Eksfoljimi ndihmon në rivendosjen e procesit natyror.

 

Acidi Salicilik është unik sepse jo vetëm që largon qelizat e vdekura mbi sipërfaqe, por edhe më thellë brenda lëkurës, ku qelizat e vdekura përzihen me vaj dhe papastërti, duke u bllokuar nën sipërfaqe. Ky bllokim rezulton në lëkurë të ashpër dhe pore të bllokuara dhe të dukshme, duke shfaqur akne dhe pika të zeza.

Natyra e tij e tretshme në vaj e bën acidin të preferuar për lëkurën e yndyrshme, të prirur ndaj akneve, çka shpjegon pse Acidi Salicilik shërben për të mjekuar aknet; megjithatë, të gjitha llojet e lëkurave mund të përfitojnë nga ky përbërës.

Efektet anësore:

 

Acidi Salicilik mund të përdoret nga të gjithë në sasitë që gjenden zakonisht në produktet e lëkurës; megjithatë, nuk rekomandohet nëse jeni alergjik ndaj aspirinës. Kjo për shkak të ngjashmërive midis aspirinës dhe tij, sepse aspirina është e njohur si acid acetilsalicilik.

0
Your Cart is empty