AHA dhe BHA

Këshilla

Shpjegimi i Produkteve

AHA dhe BHA

Qelizat vdesin dhe shkëputen çdo ditë nga lëkura jonë, por me kalimin e kohës – kryesisht si rezultat i moshës dhe ekspozimit të pambrojtur nga dielli – ky proces i lëshimit të qelizave të vdekura ngadalësohet dhe mund të ndalet krejt. Kjo rezulton në lëkurë jo të shndritshme, të thatë dhe të paqëndrueshme, pore të dukshme dhe të bllokuara, akne dhe ton jo i njëtrajtshëm lëkure.

Procesi i eksfoljimit kimik nëpërmjet AHA (acid alfa hidroksi) ose BHA (acid beta hidroksi) mund të shfaqë një sërë ndryshimesh në pamjen e lëkurës suaj. AHA dhe BHA janë të ngjashme.

 

AHA (acide alfa hidroksi, p.sh. acide glikolike dhe laktike) dhe BHA (acid beta hidroksi / salicilik), të dy veprojnë për të shpërbërë lidhjet që mbajnë qelizat e vdekura të lidhura me sipërfaqen e lëkurës. Sapo ato lidhje të prishen – butësisht dhe në mënyrë të barabartë – lëkura lëshon natyralisht qelizat e saj të vdekura. Pra, megjithëse nuk do të shihni që lëkura juaj po zhvishet, së shpejti do ta ndieni lëkurën më të butë dhe me pamje më të re.

Për të punuar në mënyrë efektive, eksfoljantët AHA dhe BHA duhet të formulohen brenda një intervali të ngushtë pH, midis 3 dhe 4.

 

Për më tepër, AHA dhe BHA, të dyja:

  • mbushin linjat e imëta dhe rrudhat më të dukshme;
  • e bëjnë lëkurën të duket dhe të ndjehet më e fortë;
  • hidratojnë lëkurën;
  • njëtrajtësojnë tonin e lëkurës;
  • përmirësojnë teksturën e lëkurës.

 Por AHA dhe BHA janë të ndryshme.

 

AHA-të janë të tretshme në ujë, kështu që punojnë vetëm në sipërfaqen e lëkurës. Ato zakonisht preferohen për lëkurën normale deri në të thatë, për shkak të aftësisë së tyre për të forcuar faktorët natyrorë hidratues brenda lëkurës. Siç u përmend më lart, BHA-të janë gjithashtu hidratues, por ato hidratojnë lëkurën ndryshe. AHA-të janë provuar gjithashtu efektive në zvogëlimin e shenjave të dukshme shkaktuar nga dielli, përfshirë lëkurën e thatë dhe me rrudha.

BHA-të punojnë në sipërfaqen e lëkurës dhe thellë brenda poreve; janë të tretshme në vaj, kështu që preferohet nga lëkura normale në të yndyrshme, të prirura për akne dhe pore të dukshme.

Mund të Kombinohen AHA dhe BHA?

 

Shumë njerëz zbulojnë se eksfoljimi alternativ i AHA dhe BHA është zgjidhja perfekte për të adresuar shqetësimet e tyre unike. Shumica e njerëzve eksfoljojnë mirë një herë në ditë ose mbrëmje. Të tjerë vetëm disa herë në javë. E gjitha varet nga specifika e lëkurës suaj. Duke eksperimentuar, ju mund të kuptoni më tepër rreth lëkurës suaj.

Kujdes! Një pjesë dermatologësh rekomandojnë që AHA dhe BHA-të të mos kombinohen me vitaminë C dhe retinol.

Referencë: Paula’s Choice

https://www.paulaschoice.com/skin-care-advice/exfoliants/difference-between-aha-and-bha-exfoliants

0
Your Cart is empty