Ceramide

Këshilla

Shpjegimi i Produkteve

Ceramide

Ceramidet janë përbërës që prodhohen natyralisht, zinxhirë të gjatë lipidesh, në shtresat e jashtme të lëkurës. Lëkura nuk lejon qarkullimin e ujit dhe kontrollon humbjen e tij nëpërmjet strukturës së saj, e cila zotëron një kompozim unik prej 50% ceramide, 25% kolesterol dhe 15% acide yndyrore të lira. Natyralisht, ceramidet shkatërrohen ndaj ekspozimit të ujit të nxehtë, sapunit dhe disa kimikateve e faktorëve të tjerë mjedisorë.

Ceramidet luajnë një rol të rëndësishëm për ruajtjen e ujit dhe duke i shtuar ato në rutinën e lëkurës suaj ndihmoni në ushqyerjen dhe restaurimin e saj. Ceramidet ndihmojnë lëkurën të mbrohet ndaj stresorëvë mjedisorë si irritantët dhe ndotësit.

9 Ceramide të ndryshme janë identifikuar në lëkurë, disa prej të cilave përfshihen në produktet e lëkurës. Ju do t’i ndeshni ato të listuara si Ceramide AP, Ceramide EOP, Ceramide NG, Ceramide NP, Ceramide NS, fitosfingozinë dhe sfingozinë.

Ceramidet e përdorura në produkte lëkure përgjithësisht kanë bazë bimore (embrionët e grurit duke qenë burimi kryesor) ose janë sintetike: nuk ka kërkime shkencore që i japin përparësi një forme mbi tjetrën.

Këto lipide funksionojnë më mirë në lëkurën tuaj kur janë të kombinuara me produkte të tjera ushqyese për lëkurën si acide yndyrore dhe kolesterol. Përzierjet e këtyre lipideve punojnë në mënyra të ndryshme për të përmirësuar teksturën e lëkurës, për t’i dhënë asaj fleksibilitet dhe për të qetësuar shenjat e një lëkurë sensitive.

0
Your Cart is empty