Eksfoljant

Këshilla

Shpjegimi i Produkteve

Eksfoljant

Nëse nuk keni përdorur eksfoljant AHA (acid alfa hidroksi) ose BHA (acid beta hidroksi), lëkura juaj mungon përfitime të dukshme.

Cilin duhet të përdor: AHA apo BHA?

Eksfoljantët AHA kanë më dobi për lëkurën e thatë dhe atë me shenja të përparuara të plakjes së lëkurës. Ndërsa eskfoljantët BHA janë idealë, nëse keni të bëni me poret e bllokuara, pikat e zeza, aknet, si dhe me linjat e imëta të plakjes.

Gjithmonë provojeni produktin një apo dy herë në javë, për të parë se si reagon lëkura juaj. Më pas me të vëzhguar pranueshmëri nga lëkura juaj, rrisni gradualisht frekuencën e përdorimit të eksfoljantit.

Këto eksfoljantë jo-gërryes, funksionojnë në mënyrë më efektive sesa pastrimet faciale dhe ofrojnë avantazhe të tjera si:

  • Minimizimin e linjave të imëta dhe rrudhave të dukshme;
  • I japin lëkurës shkëlqim dhe njëtrajtësojnë tonin e lëkurës
  • Zbusin lëkurën e ashpër;
  • Zhbllokojnë poret e dukshme;
  • Forcojnë Hidratimin.

Qeliza vdesin dhe shkëputen çdo ditë nga lëkura jonë, por me kalimin e kohës – kryesisht si rezultat i moshës dhe ekspozimit të pambrojtur nga dielli – ky proces i lëshimit të qelizave të vdekura ngadalësohet dhe mund të ndalet krejt. Kjo rezulton në lëkurë jo të shndritshme, të thatë dhe të paqëndrueshme, pore të dukshme dhe të bllokuara, akne dhe ton jo të njëtrajtshëm lëkure.

Procesi i eksfoljimit kimik nëpërmjet AHA (acid alfa hidroksi) ose BHA (acid beta hidroksi) mund të shfaqë një sërë ndryshimesh në pamjen e lëkurës suaj.

Për sa i përket përdorimit, nuk keni nevojë të prisni që BHA ose AHA të thithet nga lëkura, mund të aplikoni çdo produkt tjetër në rutinën tuaj – hidratues, serum, krem ​​sysh apo krem dielli – menjëherë pas.

Eksperimentoni me përqendrime të ndryshme të AHA dhe BHA për të vendosur se cili prej tyre jep rezultatet e kërkuara.

Disa njerëz shohin rezultate duke eksfoljuar me AHA ose BHA dy herë në ditë, ndërsa të tjerët konstatojnë se një herë në një apo dy ditë është ekuilibri i përsosur. Vini re se si ju reagon lëkura dhe në varësi të kësaj merrni vendime rreth përdorimit të eksfoljantëve.

0
Your Cart is empty