Krem mbrojtës me SPF

Këshilla

Shpjegimi i Produkteve

Krem Mbrojtës Me SPF

Qëllimi i çdo kremi me SPF është të ndihmojë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi i shkaktuar nga ekspozimi në diell. Mbrojtja nga dielli është e domosdoshme kur kaloni periudha të zgjatura kohe jashtë.

Për të kuptuar mbrojtjen nga rrezatimi ultraviolet, së pari është e nevojshme të njihni ndryshimin midis rrezeve UVA dhe UVB, të cilat janë vetëm pjesë të spektrit të dritës të emëtuar nga dielli – dhe ka një mënyrë të thjeshtë për të kujtuar se si secila prej tyre ndikon në lëkurë. Rrezet UVA konsiderohen rrezet “aging” apo të plakjes, sepse ato mund të plakin para kohe lëkurën, duke shkaktuar rrudha dhe njolla të errëta, dhe këto rreze mund të depërtojnë xhamin. Rrezet UVB janë rrezet “burning” apo djegëse dhe këto rreze nuk e depërtojnë xhamin. Një tipar që rrezet UVA dhe UVB ndajnë si të përbashkët është se mbiekspozimi mund të shfaqë kancer lëkurë, që thekson nevojën për një SPF të lartë.

Çfarë do të thotë SPF?

SPF nënkupton “faktorin e mbrojtjes nga dielli”, por SPF ka të bëjë vetëm me mbrojtjen kundër rrezeve UVB. Mund të duket se një SPF prej 50 siguron pothuajse dyfish mbrojtje sesa SPF 30, por nuk është kështu. SPF 30 bllokon 97% të rrezeve UVB, ndërsa SPF 50 bllokon 98% të rrezeve UVB.

Meqenëse SPF vlen vetëm për rrezet UVB, është e domosdoshme të zgjidhni një krem dielli që përmend ‘broad spectrum’ apo “spektër të gjerë” në etiketë, pasi kjo tregon që produkti e mbron lëkurën nga rrezet UVA gjithashtu. Mos harroni, një SPF më e lartë nuk do të thotë që mund të kaloni më shumë kohë jashtë pa e riaplikuar kremin.

Ekzistojnë dy lloje përbërësish të kremit të diellit që ndihmojnë në mënyrë efektive në parandalimin e djegies nga dielli: filtrat mineralë të diellit (filtra fizikë) dhe filtrat kimikë kundër diellit.

Filtrat mineralë formojnë një pengesë në sipërfaqen e lëkurës që ndihmon në reflektimin e rrezeve UV, në mënyrë që këto të fundit të mos ta depërtojnë lëkurën.  Të vetmit filtra mineralë të miratuar nga FDA janë përbërësit e oksidit të zinkut dhe dioksidit të titaniumit.  Këta filtra fizikë janë idealë si për ekspozimin ditor, për shkak të spektrit të gjerë të mbrojtes së tyre kundër rrezeve UVA dhe UVB. Duhet t’i aplikoni 15 minuta përpara ekspozimit në diell.

Nga ana tjetër, filtrat kimikë të diellit depërtojnë në shtresat e sipërme të lëkurës për të thithur rrezet UV. Filtra kimikë dielli përfshijnë oksibenzonën, avobenzonën, oktisalatën, oktokrilinën, homosalatën dhe oktinooksatën. Në varësi të formulimit, kremrat kimikë të diellit mund të jenë më të lehtë për tu fërkuar në lëkurë dhe nuk lënë një shtresë të bardhë, si ata fizikët. Duhet të aplikohen gjithashtu 15 minuta para ekspozimit në diell.

0
Your Cart is empty