Niacinamida

Këshilla

Shpjegimi i Produkteve

Niacinamida

Niacinamida është një përbërës i denjë për kujdesin e lëkurës.

 

Çfarë është Niacinamida?

 

E njohur gjithashtu si vitamina B3 dhe nikotinamida, niacinamida është një vitaminë e tretshme në ujë që bashkëpunon me substancat natyrale në lëkurën tuaj për të ndihmuar në minimizimin e poreve të dukshme, përmirësimin e tonit jo të njëtrajtë të lëkurës, zbutjen e linjave të imëta dhe rrudhave, rrezatimin e lëkurës, dhe forcimin e barrierës natyrale mbrojtëse të lëkurës.

Niacinamida gjithashtu mbron lëkurën nga stresorët mjedisorë, për shkak të aftësisë së saj për të forcuar barrierën e lëkurës (fronti i parë i mbrojtjes). Për më tepër ajo luan një rol në riparimin e lëkurës nga shenjat e kaluara të dëmtimit.

Pse duhet të përdorni Niacinamidë?

Niacinamida është unike dhe përshtatet me cilindo prej produkteve në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën, përfshirë ato që përmbajnë retinol, peptide, acid hialuronik, AHA, BHA, vitaminë C dhe të gjitha llojet e antioksidantëve.

Kjo vitaminë e zgjuar B3 është e pranueshme mirë nga të gjitha llojet e lëkurës. Madje i përshtatet edhe lëkurave më të ndjeshme (sensitive).

Përfitime të tjera të dobishme të niacinamidës janë ripërtëritja e lëkurës dhe parandalimi i dehidratimit të saj. Nëse luftoni me lëkurën e thatë, aplikimi i niacinamidës është treguar se rrit aftësinë hidratuese të lëkurës në mënyrë që sipërfaqja e lëkurës të rezistojë humbjen e lagështirës që rezulton në lëkurë të thatë dhe të ashpër. Niacinamida punon shkëlqyeshëm me përbërës të zakonshëm hidratues si glicerina, vajrat bimorë jo aromatikë, kolesteroli e të tjerë.

Edhe pse kërkimi shkencor nuk e ka gjetur akoma përgjigjen, niacinamida është parë të reduktojë pamjen e poreve të dukshme. Lëkura do të duket më e shndritshme, më e re dhe më e qëndrueshme.

0
Your Cart is empty