Retinoli

Këshilla

Shpjegimi i Produkteve

Retinoli

Retinoli është një përbërës fuqiplotë që targeton disa problematika të lëkurës menjëherë. Rigjeneron lëkurën, zbut lëkurat, i dhuron lëkurës qëndrueshmëri dhe shërben si antioksidant, duke përmirësuar një shumëllojshmëri shqetësimesh, të cilat kanë të bëjnë më shumë me shenjat e dukshme të plakjes së lëkurës.

 

Retinoli promovon prodhimin e sasisë së kolagjenit të prodhuar nga lëkura dhe i jep vëllim fytyrës suaj, duke reduktuar vijat e lehta dhe rrudhat më të dukshme. Përmirëson teksturën dhe njëtrajtëson tonin e lëkurës.

Paketimi i retinolit është një problem kyç. Paketime që lejojnë ajrin të futet brenda (kavanozët) apo dritën e diellit të depërtojë (enë transparente) janë të pavlefshme dhe humbasin vetitë e plotfuqishme të retinolit. Këta lloj paketimesh duhen evituar.

 

Shumë konsumatorë janë të shqetësuar për përqindjen e retinolit në produkte kundër plakjes si për shembull serume apo kremra hidratues. Edhe pse përqindja e përbërjes mund të përbëjë një ndryshim, nuk ndihmon në të kuptuarit nëse ky produkt me retinol do të shërbejë pozitivisht apo jo për lëkurën tuaj. Më të rëndësishëm në një produkt që përmban retinol janë transporti i produktit, paketimi dhe përbërësit e tjerë të listuar në këtë produkt.

Një produkt me një gamë përbërësish kundër plakjes së lëkurës plus retinol përmban më shumë vlerë se një produkt me një përqindje të lartë retinoli. Lëkura ka nevojë për më shumë se një përbërës për të targetuar problematikat e saj.

Qarkullojnë disa mite në komunitetin e mirëmbajtjes së lëkurë rreth retinolit, të cilat nuk kanë bazë shkencore. Pra të përmbledhura këtu duhet të sqarojmë se këto mite nuk janë të vërteta sipas Paula’s Choice :

 

  1. Retinoli eksfoljon lëkurën.
  2. Retinoli nuk mund të përdoret edhe gjatë ditës.
  3. Retinoli nuk mund të kombinohet me Vitaminën C.
  4. Retinoli nuk mund të përdoret me Eksfoljantë Kimikë.
  5. pH is AHAve dhe BHAve reduktojnë efektivitetin e retinolit.

Por duhet theksuar se kompani të tjera i japin peshë këtyre miteve, duke këshilluar që retinoli të përdoret vetëm natën dhe të mos përzihet me këta përbërës të tjerë të listuar më sipër. Paula’s Choice tregon se lëkura të ndryshme reagojnë ndryshëm. Kështu që zgjedhja është në dorën tuaj dhe për më tepër mund të pyesni dermatologë për t’ju këshilluar në varësi të lëkurës suaj dhe specifikave të saj.

Pra kujdes! Retinoli thuhet se nuk kombinohet me AHA/BHA, peroksid benzoili dhe vitaminë C. Më mirë ta përdorni natën.

0
Your Cart is empty