Uji Micelar

Këshilla

Shpjegimi i Produkteve

Uji Micelar

Uji Micelar është një produkt i nevojshëm në hapin e parë të larjes së dyfishtë të lëkurës, që është tepër e rekomandueshme pas përdorimit të makeupi-it ose pas një dite të shpenzuar jashtë shtëpisë. Ky produkt përmban ‘Micele’, struktura të vogla që kanë një pjesë hidrofilike dhe një pjesë lipofilike, duke tërhequr yndyrnat dhe papastërtitë nga fytyra juaj. Për shumicën e këtyre ujërave, udhëzimet tregojnë se nuk keni nevojë ta shpëlani. Por disa këshillojnë se ky lloj uji duhet shpëlarë nga lëkura, meqenëse mikelet apo surfaktantet mund të shkaktojnë irritim nga përdorimi i shpeshtë.

Për femrat franceze, Uji Micelar është produkt i domosdoshëm dhe konsiderohet si sekreti i bukurisë natyrale franceze. Kjo për shkak se hidraton, pastron dhe butësisht largon makeup-in, pa mbitharë lëkurën tuaj.

0
Your Cart is empty