Vitamina C

Këshilla

Shpjegimi i Produkteve

Vitamina C

Çfarë është vitamina C dhe cfarë dobie i sjell lëkurës?

 

Vitamina C është një ndër zbulimet më që ka rezultuar më e suksesshmja në rutinën e lëkurës. Ky antioksidant i tretshëm në ujë është një përbërës  natyral i lëkurave të shëndetshme. Kur jemi në moshë të re niveli i vitaminës C në shtresat e sipërme të lëkurës (epidermë dhe dermë) është i lartë, por me kalimin e viteve/kur plakemi, niveli i vitaminës C reduktohet. Ekspozimi i pambrojtur në diell (dëmtimi UV) dhe ndotja mund të përshpejtojnë këtë dukuri, duke çuar në një pamje dhe ndjesi të lodhur të lëkurës, jo të njëtrajtshme, dhe më pak të tendosur sesa më parë.

Fatmirësisht, janë gjetur zgjidhje për kujdesin ndaj lëkurës që parandalojnë këto dëmtime, kështu fytyra duket më e re dhe më e shëndetshme.

 

Dobitë e vitaminës C për lëkurën:

 

Përfitimet e lëkurës nga vitamina C janë të gjera, duke përfshirë hidratimin dhe përmirësimin e teksturës, duke rikthyer një shkëlqim të shëndetshëm, rigjeneruar gjithë kompleksitetin dhe parandaluar rrudhjen e lëkurës.

 

Format e vitaminës C në kujdesin për lëkurën:

 

Ekzistojnë shumë forma të vitaminës C për lëkurën, dhe ndërkohë që të gjitha kanë përfitime antioksiduese, disa lloje të vitaminës C funksionojnë më mirë në formulat e kujdesit të lëkurës sesa të tjerat.

Acidi Askorbik – i njohur si Acidi L Askorbik – ka më shumë kërkime lidhur me lëkurën se cdo formë tjetër vitamine C. Kur formulohet siç duhet me një pH më pak se 4 (2.6-3.2 është diapazoni ideal), kjo formë ndihmon në një lëkurë me pamje më të re, më të tendosur, dhe zbeh shenjat e njollave jo të njëtrajtshme të lëkurës. Acidi Askorbik gjithashtu ndihmon sipërfaqen e lëkurës të mbrohet nga radikalet e lira dhe stresorët e jashtëm, duke zvogëluar efektet e ekspozimit ndaj elementeve.

Kur dhe si ta përdorësh Vitaminën C në rutinën e kujdesit të lëkurës?

Vitamina C mund të përdoret dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Pas pastrimit, tonerit dhe eksfoljantit, apliko pjesën tjetër të produkteve me radhë nga tekstura më e hollë në atë më të plotë. Gjatë ditës gjithmonë përfundoje rutinën me krem hidratues  dhe mbrojtës me SPF 30 ose më të lartë.

 

Kujdes! Vitamina C nuk shkon me Retinol, Peroksid Benzoili dhe AHAs/BHAs, pasi mund të shkaktojë irritim.

Paula’s Choice tregon se këto produkte mund të përdoren së bashku kur përdor produktet e saj.

Referencë: Paula’s Choice

https://www.paulaschoice.com/skin-care-advice/skin-brightening/what-is-vitamin-c-and-how-does-it-benefit-skin

0
Your Cart is empty